A nxiti përplasjet rishikimi i buxhetit në Drenas ?

Bëhet e ditur  se mbledhja e djeshme e Kuvendit Komunal në Komunën e Drenasit, nuk shkoj në mënyrë më të mirë të mundshme.

Pas disa mos pajtimeve për rishikimin e buxhetit ne mes të dy deputetëve, Istref Elshani dhe drejtorit të Urbanizmit të Komunë së Drenasit, Betim Berisha, në mbledhjen e Kuvendit Komunal, si dhe pas debatit në oborrin e Komunës, ka pasuar edhe një mos marrëveshje e cila ka rezultuar me një incident fizik.

Incidenti ka përfunduar me ndërhyrjen e asambleistëve të Komunës, bëhet e ditur se në vend ngajrje kanë dal edhe organet e rendit.

Se ka pas një debat për pikën tre rishikim të buxhetit për gjashtëmujorin e dytë të këtij viti, është prononcuar edhe komuna e Drenasit përmes faqes zyrtare në facebook.

“Ndërsa për pikën e tret për rend dite për vendimin e rishikimit të buxhetit të Komunës për vitin 2015 (gjashtëmujorin e dytë të këtij viti) sado që pati debat propozim vendimi i ekzekutivit kaloi pa ndryshime”, thuhet në njoftim të komunës. /drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT