A mund ta gjeni se çfarë nuk shkon me këtë foto?

Duhet ta pranojmë se edhe neve na u deshën disa minuta për ta kuptuar, por nëse i shikoni pemët në skajin e ujit, sigurisht do ta vëreni.

Kevin Wolf, një prodhues filmash nga San Francisko, e bëri këtë foto mahnitëse në Parkun Kombëtar ‘Yosemite’ të Kalifornisë.

Ai e përshkroi foton me këtë përshkrim: “E rrotullova foton kokëposhtë për shkak se rëra nën lumë duket si yje”.

Kur Kevin e publikoi fotografinë në Reddit, duke e shfaqur foton me kokëposhtë, ajo u bë hit dhe mori shumë vota për ta dërguar foton në krye të faqes.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT