A ka të drejtë kryetarë i Manastirit të nënshkruaj dokumente zyrtare duke qenë në burg shtëpiak?

Partitë opozitare në Këshillin e komunës së Manastirit kanë kërkuar që të tërhiqet nga rendi i ditës diskutimi për raportin tremujorë të radhës të harxhimeve të buxhetit të kësaj komune, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo kërkesë vjen pasi që kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski është në burg shtëpiak dhe se nga shtëpia e tij, e ka propozuar buxhetin, duke kërkuar edhe raport se si është harxhuar.

Gjithashtu, opozita në këtë rast ka kërkuar edhe sqarime nëse kryetari i komunës ka të drejtë që nga burgu shtëpiak të nënshkruaj dokumentacione zyrtare.

Megjithatë, kërkesa e opozitarëve të Manastirit nuk u miratua nga shumica e këshillit të kësaj komune.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT