A ka më “derë” Serbia? Hapi i fundit që mund ta marrë

    Federata e Futbollit Serb në njëfarë mënyre duhet të dorëzohet përballë vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit. Serbia mund të apeloi vendimin vetëm edhe në një gjykatë e cila nuk ka aq shumë fuqi.

    Vendimi mund të dorëzohet në Gjykatën Federale Supreme të Zvicrës. Të gjitha rastet që CAS i ka zgjedhur gjithmonë janë pranuar, vetëm në një rast ka dështuar, kur lojtari Matuzalem e kishte bërë një padi.

    Vendimet e CAS janë me fuqi të plotë dhe vështirë të refuzueshme pasi që garantojnë bazë të fortë juridike.

    Megjithatë ende nuk dihet nëse Serbia mund ta apeloi vendimin, por edhe në rast të apelimit shpresat për ta do të jenë shumë të vogla./Indeksonline/