A janë kthyer në punë punëtorët e Ferronikelit?

Rreth 850 punëtorë të Ferronikelit i janë rikthyer procesit të punës pas disa muajsh ndërprerje të prodhimit për shkak të krizës së madhe të çmimeve të metaleve në berëzat botërore.

Punëtorët shprehen të lumtur me kthimin në vendin e tyre të punës, pasi nga kjo pagë varen edhe familjet e tyre, si dhe shumica kanë obligime ndaj bankave.

Për sindikatën e kësaj fabrike ka qenë me rëndësi që të gjithë punëtorët të rikthehen në vendet e tyre të punës.

Sipas krye- sindikalistit deri në fund të këtij viti, punëtorët do të vazhdojnë të marrin 70% të pagës, ndërsa me kontratat e reja do ta marrin pagën në tërësi.

Fabrika është duke punuar vazhdimisht që nga mesi i tetorit, ndërsa nga fundi i tetorit ka nisur edhe eksportin e xehes, e cila ka arritur në 550 tonë nikel, edhe pse çmimet në berëzat botërore janë ende të ulëta.

Menaxhmenti i ri i ndërmarrjes i ka thënë KTV-së se përpos investimeve të reja të bëra për të kthyer ndërmarrjen në punë, pjesa dërrmuese e kompetencave që i kishin ndërkombëtarët kanë kaluar në stafin vendës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT