A i marrin 100 euro studentët që nuk diplomojnë 10 vjet?

Këtë e mirëpritën studentët, të cilët kërkuan që mbështetja të jetë më afatgjatë, por propozuan që të subvencionohen kompanitë që i’u mundësojnë studentëve punën me gjysmë orari, gjë e cila do i fuqizonte të rinjët ekonomikisht.

Megjithëse u sqarua se dyfish nuk mund të përfitohet,  studentët kanë ende paqartësi nëse të gjithë ata që janë të regjistruar mund të përfitojnë, apo vetëm ata që janë aktiv.

Kërkesë për përfshirje kanë edhe studentët nga Presheva.

Por, nëse diçka e tillë do të ndodhë, apo edhe cilat janë kriteret tjera nuk kanë informacion në Rektorat.

As Ministria e Financave nuk dha më tepër të dhëna, por aktualisht dihet se vetëm në Universitetin e Prishtinës janë rreth 31 mijë student aktiv që e kanë semestrin të regjistruar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT