A është ky djalë më i shpejtë se Usain Bolt? Realizoi 100 metra për 9.55 sekonda (VIDEO)

Një punëtor ndërtimi nga India, dyshohet se ka thyer rekordin botëror të 100 metrave të Usain Bolt me ndihmën e dy buajve.

Srinivasa Gowda, 28 vjeç, nga Karntaka, India-perëndim, po merrte pjesë në Kambala, ku njerëzit vrapojnë më shumë se 100 metra nëpër fusha orizi, ndërsa tërhiqen nga dy buaj,kur u duk se ai theu kohën e Bolt, raporton Dailymail.

Usain Bolt vendosi një ritëm prej 9.58 sekondash në 2009, por Gowda raportohet se i realizoi 100 metrat e tij të pare, në vetëm 9.55 sekonda.

Në përshkrimin e të gjithë distancës, raportohet se punëtorit të ndërtimit iu deshën vetëm 13.62 sekonda për të mbuluar distancën totale prej 142.4 metrash.

Pas performancës së tij para qindra spektatorëve, Z. Gowda dyshohet se është thirrur në provat kombëtare.

Ai i tha Asia News International: ‘Njerëzit po më krahasojnë me Usain Bolt. Ai është një kampion bote, unë jam duke vrapuar vetëm në një fushë’.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT