A është kjo gruaja më me fat në botë? Shtylla elektrike e shpëton nga vdekja e sigurt (Foto/Video)

Një moment dramatik është filmuar nga kamerat e sigurisë të instaluar në shtyllat elektrike, ku shihet momentin kur një veturë e tipit BMW humb kontrollin dhe fillon të rrokulliset me shpejtësi të madhe në drejtim të një gruaje e cila po qëndronte e hutuar në trotuar.

Falë një shtylle elektrike e cila ishte e vendosur vetëm disa metra larg, gruaja më me fat i ka shpëtuar vdekjes së sigurt, transmeton Telegrafi.

E gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar në qytetin Vladiavkaz në pjesën jugperëndimore të Rusisë.

Derisa vetura BMW 525 po tentonte të bënte një kthesë derisa po lëvizte me shpejtësi të madhe, shoferi humb kontrollin dhe duke u rrokullisur përfundon duke u përplasur në një shtyllë elektrike.

Ndërsa gruaja e shokuar duke parë se po e pret më e keqja, shtanget në trotuar por që fatmirësisht shpëton pa as më të voglin lëndim. /Telegrafi/

2

3

- Advertisement -

MË TË FUNDIT