A e keni ditur se ekziston gorilla që flet? (Video)

Në fjalorin e saj janë të regjistruara afro 300 fjalë.

Koko quhet gorilla që ka mësuar gjuhën e shenjave. Ajo flet me njerëzit me anë të tyre, madje arrin t’i pyesë se a ju duken kafshët inteligjente.

Kjo gorillë është prova që kafshët mund të komunikojnë me njerëzit, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Koko mund të tregojë për secilën kafshë se cila është me anë të gjuhës së shenjave. Ajo përmes zërit të nënës së saj, gruas që e mori për ta rritur dhe mësuar, arrin të thotë përmes sjelljes “më fal”, “vizitë” “përqafim”, e shumë fjalë të tjera.

Ndiqeni videon më poshtë dhe mahnituni me aftësinë e kësaj gorille.