Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti një ditë më parë ka zhvilluar një takim në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

Ky është takimi i dytë i zhvilluar mes tij dhe presidentit serb.

Partitë opozitare i kanë kërkuar kryeministrit që të raportoj në Kuvendin e Koosvës pas takimit të parë, por një gjë të tillë nuk e kishte vlerësuar si të nevojshme kryeministrit Kurti.

Edhe pse shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila kishte thënë se Kurti do të raportoj, por që nuk dihet data, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Indeksonline”, ka provuar sot të marrë një qëndrim nga kabineti i kryeministrit Kurti, përkitazi më këtë temë, por ata nuk i janë përgjigjur interesimit të mediumit.

Në anën tjetër, sy takimet në Bruksel të delegacionieve më të larta të Kosovës dhe Serbisë nuk kanë kanë prodhuar asgjë.

Kryeministri Kurti ka insistuar sërish në nënshkrimin e një deklaratë të paqës më gjashtë nene, por që është refuzuar nga pala serbe.

Numri një i ekzekutivit kosovarë ka bërë me dije se takimi i radhës do të jetë në shtator mes tij dhe presidentnt serb.

Si cdo herë këtyre takimeve do t’i paraprijë një takim në mes të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel kryenegociatorësh.