A do të quhet LG G4 telefoni më i ri nga LG  

Kanë nisur të qarkullojnë lajmet se telefoni më i ri nga LG do të quhet LG G4, që do të jetë pasardhësi i G3-shit. Megjithëse nuk u bë publike emri i telefonit më të ri nga LG, ajo që u bë publike nga kompania është se ky produkt i ri do të prezantohet më 28 prill.
Edhe pse nuk u publikua në detaje të dhënat mbi specifikat të cilat do t’i ketë telefoni më i ri i mençur nga LG, besohet se ky model do të ketë një ekran 5.5 inç. Ajo që është vlerësuar nga shumë njohës të teknologjisë së telefonave theksuan se ky model do të përballet me një konkurrencë të vështirë, për shkak të sukseseve të mëdha që shënuan Apple dhe Samsung me modelet më të reja.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT