A do të prodhoj Huawei telefonin e ri Nexus

Kanë filluar të qarkullojnë zëra se modelin tjetër Nexus do të prodhohet nga Huawei. Këto thashetheme i përforcon edhe më shumë drejtori i kërkimeve kineze iSuppli, Kevin Yang, i cili në llogarinë e tij në Weibo theksoj se Huawei është përzgjedh nga Google si një nga krijuesit e telefonit tjetër inteligjent Nexus.
iSuppli është një nga kompanitë analitike më të mëdha në botë, andaj edhe ky informacion nga Kevin Yang mund të jetë vërtet.
Megjithatë, mbete të shihet në ditët në vazhdim se a do të ketë një bashkëpunim në mes të Google dhe Huawei për modelin tjetër të telefonit të mençur nga Google.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT