A do të përfaqësohet Drenica me këta deputetë në Kuvendin e Kosovës

Zgjedhjet e 14 shkurtit sollën befasira në skenën politike kosovare. Ndonëse ende nuk janë certifikuar zgjedhjet, Lëvizja Vetëvendosje arriti të marrë numrin më të madh të ulsëvë në Kuvenin e Kosovës.

Nga gjithsej 56 deputetë të Vetëvendosjes, deri më tani asnjëri nga kandidatët e rajonit të Drenicës në këtë listë (Hysni Mehani, Blerim Gashani dhe Enver Dugolli), nuk arritën të marrin vota të mjaftueshme për të zënë një vend në grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend.

E dyta për nga numri i deputetëvë doli Partia Demokratike e Kosovës me 17,41% të totalit të përgjithshëm. Në legjislaturën e ardhshme, PDK pritet të përfaqësohet me gjithsej 20 deputetë.

Edhe pse pati një numër të madhë të kanidatëve nga rajoni i Drenicës, sipas listave të deritanishme, nga Drenasi do të shkon vetëm Ferat Shala.

Ndërsa komuna e Skenderajt pritet të përfaqësohet me Mërgim Lushtakun, Bekim Haxhiun- Kamishi, Blerta Deliu Kodra dhe Ganimete Musliu, shkruan drenicapress.info

E treta për nga nurmi i votave doli Lidhja Demokratike e Kosovës, pasuar nga Aleanca për Ardhmërin e Kosovës, në listat e të cilave nuk arriti asnjë kandidat nga rajoni i Drenicës t’i fitoj votat e mjaftueshme për një ulëse në Kuvendin e Kosovës. /DrenicaPress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT