A do të ofroj “WhatsApp” telefonata me video ?

Nuk ka kaluar asnjë javë kur “WhatsApp” njoftoi se ka hedhur në rrjet aplikacionin version desktop, dhe sot rrjeti social ka njoftuar një tjetër risi.

Bëhet fjalë për telefonatat me video, një risi kjo sfiduese për “Skype”. Megjithëse nuk është konfirmuar zyrtarisht, disa media teknologjike shkruajnë se kjo risi mund të jetë në funksion të aplikacionit për platformën “Android”.

Nuk ka një datë të saktë se kur mund të lançohet ky shërbim, madje ka edhe mosbesues që thonë se duhet të presin disa vite siç pritën 5 vite që “WhatsApp”-i të publikonte shërbimin me mesazhe.

Dy ditë më parë “WhatsApp”-i lançoi dy aplikacioni për kompjutera desktop, një për Windoës një për Mac të “Apple”.

Aktualisht ky rrjet social në pronësi të Mark Zuckenberg ka arritur në 1 miliard përdorues.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT