A do të ketë masa të reja? Zemaj tregon kur do mbahet takimi i Komitetit

Shumë media kanë raportuar se që nga 8 marsi pritet të ketë masa shtrënguese në vend. Indeksonline ka kontaktuar ministrin Zemaj i cili nuk e ka konfirmuar këtë gjë.

Zemaj ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbahet takimi i Komitetit vlerësues ku pritet të diskutohet për gjendjen e pandemisë ne vend.

“Nuk kemi ende asnjë propozim. Nesër do të mbajmë takimin e Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19. Në takim do të vlerësohet situata aktuale, pas së cilës do vendosim nëse do vazhdohet me masat e njëjta, apo varësisht situatës edhe me masa të reja të nevojshme” ka thënë Zemaj.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT