Fotografia nga Sefer Aliqkaj

Për shkak të gjendjes pandemike nga COVID-19, qyteti i Skenderajt nuk do të dekorohet këtë vit, si herave tjera.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë, Bekim Jashari, kryetar i Skendeajt.

Lexojeni të plotë njoftmin e kryetarit Jashari:

Këtë vit pa dekorim të qytetit për festat e fundvitit!
Të dashur qytetarë,
Marrë parasysh gjendjen pandemike në të cilën gjendemi, gjendjen ekonomike në vend dhe prioritetin tonë që përkrahjen me pako ushqimore e higjienike për familjet në nevojë të vazhdojmë sipas kërkesave dhe nevojave në teren, kam vendosur që këtë vit për festat e fundvitit të mos dekorojmë sheshin “Adem Jashari” dhe qytetin tonë në përgjithësi.
Mjetet financiare të parapara për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit do të shfrytëzohen për menaxhimin e situatës pandemike, në përkrahje të familjeve në nevojë.
Me këtë rast kërkoj mirëkuptim nga qytetarët e komunës sonë duke uruar që kjo pandemi të kaloj sa më shpejtë dhe së bashku të vazhdojmë projektet dhe vizionin tonë për një Skenderaj të zhvilluar.