A do të jetë Intel teknologjia e radhës së iPhone

Sipas raportimeve, Qualcomm do të jetë jashtë lojës si furnizuesi kryesor i qarqeve për iPhone, ndërkohë që Intel merr kryesimin në disa versione.

Disa versione të telefonit të ardhshëm Apple do të kenë qark Intel dhe jo Qualcomm, sipas një raporti nga Bloomberg News.

iPhone-t e Kinës do të mbajnë qarkun e tyre Qualcomm, ashtu si edhe modelet Verizon në SHBA do të kenë qark Intel.

Apple i prodhon vetë procesorët e saj, të cilët luajnë rolin e trurit në pajisjet e veta, por ajo mbështetet edhe në kompani si Qualcomm për të ndërtuar modeme, të cilët lidhin telefonin me rrjetin e transmetuesit të internetit. Shumë kompani, të cilat merren me krijimin e telefonave, përdorin burime të ndryshme për ndërtimin e telefonit përgjatë prodhimtarisë së  tyre, në mënyrë që të ulin rrezikun. Nëse një pjesë ka problem atëherë nuk preken pjesët e tjera.

Samsung, për shembull, përdor qark Qualcomm në shumë nga telefonat e saj, por edhe shet disa modele me procesorë të saj. /krokodili/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT