A do të ftohet Rashica në Përfaqësuesen e Kosovës?

Talenti vushtrrias, sipas të gjitha gjasave, do të ftohet nga përzgjedhësi Albert Bunjaku, për dy ndeshjet e radhës, më 24 mars ndaj Eintracht Frankfurtit dhe më 27 ndaj Werder Bremenit.
Bunjaku nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë, por fjalët e mira për Milotin, s’i kanë munguar.
“Miloti ka qenë i ftuar edhe më herët, mirëpo nuk ka mundur të na bashkëngjitet. Personalisht e shoh si një talent të futbollit, i cili sapo e ka filluar rrugën e tij”, ka thënë Bunjaku për “Zërin”.
Trajneri kosovar, që jeton në Suedi, tregon se deri tash i ka dërguar disa ftesa për futbollistë, dhe për të tjerat do të shohë gjatë fundjavës.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT