A do ta mbaj kësaj radhe këtë premtim Besnik Benz?

    Pas nisjes së fushatës nga kompania mediatike Digitalb ditën e djeshme për të ndihmuar Ismail Morinën që ai mund të bëj ëndrrën e tij realitet – që të blejë një vinç të tijin personal dhe të shlyej kredinë e shtëpisë vjen një lajm shumë i bukur për Ismail Morinën.

    Portali Syri.net raporton se biznesmeni miliarder nga Kosova që jeton në Zvicër, Besnik Benz, i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së kompanisë Digitalb dhe ka premtuar 50 mijë euro dhuratë për Ismail Morinën.

    Biznesmeni Besnik benz u bë i famshëm më premtimin që bëri për kombëtaren shqiptare se nëse fitonin ndeshjen ndaj Serbisë ai do të jepte për çunat e kombëtares 1 milion euro.

    Burime pranë biznesmenit miliarder kanë thënë se ai është gatshëm në çdo kohë që të jap shumë prej 50 mijë eurosh që ka premtuar por Ismail Morina duhet të shkoj personalisht në Zvicër që të marr shumën e premtuar.

    Flitet se të tjerë biznesmenë dhe tifozë kuq e zi janë të gatshëm të ndihmojnë Ismail Morinën financiarisht si ndjenjë patriotizmi për të që bëri duke ngritur dronin në Beograd.

    Gjithashtu thuhet se edhe disa lojtarë kryesorë të kombëtares kuq e zi janë të gatshëm që të japin kontributin e tyre për Ismail Morinën.

    Në një intervistë për gazetarin Dritan Shakohoxha të dhënë nga fshati i tij i lindjes, Ismail Morina, për rreth 2 orë tregoi jetën e tij dhe se si u frymëzuar për të ndritur dronin në Beograd në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

    Pas asaj ngjarje ai tha se ndihej i rrezikuar nga grupet radikale serbe dhe nuk kishte mundësi pune.

    Ai më parë ka punuar si vinçier në Itali dhe ëndrra e tij e madhe ishte që të ishte jo në punëtor por një pronar vinçi. /SYRI.net/DrenicaPress/