A do ta largoj Guardiola edhe Lewan, United në “pole-postion”!

 

Louis van Gaal është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe Lewandowski është përmendur si objektiv i ri i “Red Devils”.

Por, menaxheri i tij, Cezary Kucharski ka zbuluar çmimin e sulmuesit. “Mendoj se nevojitet një ofertë shumë e lartë, më e lartë se 50 milionë euro”, tha ai për një televizion polak.

“Robert është një prej sulmuesve më të vlerësuar në treg i cili garanton gola, asistime, argëtim. Ai e ka dëshmuar këtë gjatë karrierës së deritashme”, u shpreh ai.

Claudio Pizarro, Toni Kros, Mario Mandzukic, Mario Gomez, Xherdan Shaqiri dhe së fundit Bastian Schëeinsteinger, janë lojtarët e lavdisë së Bayernit, që u larguan pas ardhjes së Pep Guardiolas.

Në ditët në vazhdim do të mësohet edhe për të ardhmen e Robert Lewandowskit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT