A do ta ketë Cuadrado fatin e Torresit?

 

Mesfushori i Chelseat, Juan Cuadrado, u transferua në Premier League nga Fiorentina për afro 30 milion euro, por deri më tani nuk e ka arsyetuar këtë shumë.
Që prej transferimit te klubi londinez në janar të këtij viti, kolumbiani ka realizuar vetëm 4 paraqitje, duke mos arritur të shënoi asnjë gol.
Mediat kanë nisur ta kritikojnë Jose Mourinjon për këtë transferim, të cilin e quajnë të dështuar dhe e konsiderojnë me fatin e Torresit.
Tre vite më parë Chelsea transferoi Fernando Torresin nga Liverpuli për afro 60 milion euro ku në 110 takime ka shënuar vetë 20 gola, duke u konsideruar njëri nga transferet më të dështuara në histori të Premier Ligës.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT