A.Bejtja – Baton Haxhiut: Mos hyj te kjo punë për teatrin se edhe të vras

Shembja e Teatrit Kombëtar ishte një nga temat që u diskutua këtë të martë në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Diskutimet u shoqëruan me një debat mes analistëve Andi Bejtja dhe Baton Haxhiu.

Gjatë fjalës së tij, Bejtja citoi një arkitekt italian, i cili thoshte për Teatrin Kombëtar se, “është një punë e njohur botërisht e përsosmërisht arkitektonike italiane e admiruar dhe botuar në shumë libra shkencorë si një nga shembujt e parë në Europë të parafabrikatëve të bërë në Milano dhe të montuar në patentë ekskluzive në vitin 1938 në Tiranë asokohe”.

Për këtë fakt, teatri sipas analistit është një trashëgimi kulturore. Prandaj Bejtja i kërkoi Haxhiut që atë mos bënte debat mbi teatrin dhe i tha që të mos bënte gabim të mendonte pro prishjes së teatrit.

Sipas tij, çështja e teatrit është shumë e rëndësishme për të si një qytetar i Tiranës dhe në mënyrë figurative iu drejtuar Haxhiut duke i thënë se, “për këtë edhe të vras”.

Andi Bejtja: Kjo është qartë fare se është trashëgimi kulturore që duhet ruajtur. A ka teatër aty brenda, a s’ka teatër aty, a lozin aty, kjo për mua nuk ka shumë rëndësi.

Baton Haxhiu: Kjo është temë tjetër çfarë po thua ti.

Andi Bejtja: Për mua ka shumë rëndësi dhe po të them mos hy te kjo fushë.

Baton Haxhiu: Pse?

Andi Bejtja: Sepse kemi mendim ndryshe dhe unë të vlerësoj si qytetar dhe mos bëj gabim të mendosh si këta që mendojnë të jesh pro shembjes së teatrit.

Baton Haxhiu: Çfarë gabimi bëra?

Andi Bejtja: Mos e bëj këtë gabim sepse… Kjo për mua si qytetar i Tiranës ka shumë rëndësi pasi unë për këtë edhe të vras, ta them në mënyrë figurative.

Blendi Fevziu: Bejtja thuaje edhe njëherë?

Andi Bejtja: Në mënyrë figurative. Kjo për mua ka shumë rëndësi, kështu që mos hy tek kjo fushë./tvklan.al

- Advertisement -

MË TË FUNDIT