Ballina Blog

Artisti Alkent Pozhegu përmes artit falënderon kancelaren Angela Merkel për kontributin e saj ndaj kosovarëve

Kancelares gjermane Angela Merkel, i ka përfunduar mandati për ta qeverisur Gjermaninë. Padyshim se ajo do të kujtohet dhe do të mbetet në histori si një ndër gratë më të fuqishme dhe të suksesshme në botë.

Merkel shikohet edhe si mike e kosovarëve dhe shqipëtarve në përgjithësi. E në ditën kur Gjermania ka votuar për kancelar të ri, një artist kosovar ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta falenderuar për kontributin e  dhënë për Kosovën.

Ështe fjala për Alkent Pozhegun, i cili ka vendosur që nëpërmjet artit t’ia shpreh asaj mirënjohjën . Pozhegu ka bërë mozaikun e kancelares gjermane në një shesh të Gjakovës duke e shkruar edhe ‘DANKE’ në gjuhën gjermane.

“ Unë besoj që për botën është shumë, sepse një femër ka arritur të jetë më e fuqishme në botë që ka fituar katër mandate dhe ka arritur t’i jepë shembull të gjitha femrave në botë. Kurse ne në Kosovë duhet të jemi falenderues gjatë tërë jetës sepse gjatë tërë kohës nuk ka munguar mbështetja e fuqishme që e kemi pasur nga Angela Merkel”, tha Pozhegu.

Kurse materialet për punimin e këtij portreti ishin drithërat si, misër i kuq, i portkollat, oriz i bardhë dhe fara luledielli.

“Materialet për mozaikun janë, misër i kuq, i portokallt, oriz dhe fara luledielli, përmasat janë përafërsisht 3 me 4, kurse sasia e kokrrave janë shpenzuar afër 1 kilogram prej secilit përbërës”  pohoi ai.

Për këtë kanë raportuar edhe media botërore si Euro News,  AFP FranczeLe Bien Public në Francë e të tjera /Telegrafi/

I riu që humbi jetën mbrëmë në aksidentin në Klinë

Nga aksidenti i trafikut që ndodhi mbrëmë në hyrje të qytetit të Klinës, humbi jetën Armend Rexhepi nga Drenoci i kësaj komune.

Lajmi e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, shkruan Sinjali.

“Mbrëmja e së hënës komunës së Klinës i solli pikëllim të madh. Në aksidentin që ndodhi në Klinë, humbi jetën i riu nga Drenoci i Klinës, Armend Rexhepi. Familjes Rexhepi, miqve dhe shokëve të Armendit, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta! Armendi u prehtë në paqe!Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”.
Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Aksident i rëndë në Klinë – vdes një person, nëntë të tjerë mbesin të lënduar

vidç polici në podujevë

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy veturave dhe një autobusi në Klinë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në rrugën “Sadik Rama” në Klinë, ka bërë të ditur policia në një komunikatë për media.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, njësitë e zjarrfikësve, gjithashtu edhe prokurori i shtetit, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi të përfshirë në këtë aksident”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor.

“Të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësorë. Njëri nga të lënduarit për shkake të natyrës së lëndimeve është dërguar për SHSKUK në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq është bërë e ditur se trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obfuksion.

“Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e NJRKRR DRP Pejë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Këto komuna prijnë me numrin më të madh të të vaksinuarve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar dje se janë administruar 1.283.840 doza të vaksinës.

Sipas njoftimit të MSH-së me dozën e parë janë vaksinuar 778.650 qytetarë, kurse 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në faqen e MSH-së njoftohet se deri më sot numri më i madh i personave të vaksinuar është regjistruar në komunën e Prishtinës, gjithsej 204.922.

Rënie temperaturash – Sot kryesisht me vranësira, gjasa edhe për reshje lokale shiu

28.09 – Vransira të ndryshueshme. Herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu. Pasdite reshje lokale shiu, të shoqëruara edhe me bubullima.

29.09 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu.

30.09 – Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

1.10 – Vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 12C e 15C, të premten me rënie deri në 8C. Maksimalet nga 28C zbresin deri në 20C ditën e mërkurë, e të enjten edhe në 15C.

Nga e hëna në mbrëmje era ndryshon drejtimin dhe frynë nga verilindja e lehtë dhe mesatare 3-9m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, nga e mërkura me tendencë të rritjes.

Liburn Aliu e Evis Kushi, dikur shokë klase, e sot ministra

Liburn Aliu: Evis Kushi ishte shoqja ime e klasës nga Gjimnazi “Dhaskal Todri” në Elbasan, në vitin 92/93. Sot ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të merrnim pjesë bashkë në mbledhjen e dy qeverive, ajo si ministre e arsimit nga Republika e Shqipërisë, dhe unë nga Republika e Kosovës.

Liburn Aliu:

Evis Kushi ishte shoqja ime e klasës nga Gjimnazi “Dhaskal Todri” në Elbasan, në vitin 92/93.

Sot ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të merrnim pjesë bashkë në mbledhjen e dy qeverive, ajo si ministre e arsimit nga Republika e Shqipërisë, dhe unë nga Republika e Kosovës.

Vrasja tragjike e mësueses, arrestohet shqiptari në Angli, fqinjët: Person shumë i qetë…

Vrasja tragjike e mësueses në Angli pak ditëve më parë është pasuar me arrestimin e një shqiptari, pasi dyshohet se të jetë vrasësi i Sabina Nessa.

Shqiptari 36-vjeçar Koci Selamaj, u arrestua gjatë një bastisje që u bë sot në mëngjes bën banesën e tij në Eastbourne, East Sussex, raporton Daily Mail.

Sipas policies, mësohet se ata ndoqën një makinë që ishte përdorur nga ai pas krimit dhe arritën të zbulonin banesën ku jetonte.

Lidhur me vrasjen e mësueses, policia ka arrestuar dhe 2 persona të tjerë por ata do të hetohen në gjendje të lirë.

Ndërkohë, shqiptari njihej nga fqinjët e tij si person shumë i qetë. “Është një person shumë i qet. Punonte me shpërndarjen e ushqimit të gatshëm”, -tha një fqinj i tij.

Po ashtu, një fqinj tjetër tha se shqiptari shihte punën e tij. “Ka qenë një person i padëmshëm, shikonte gjithmonë punën e tij“, tha ai.

Vrasja e Sabina Nessa ndodhi pak ditë më parë, ku 28-vjeçarja u godit me armë në kokë.

 

Aksident i rëndë në rrugën Klinë-Istog, një i vdekur dhe dy të lënduar

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur rreth orës 20:50, në rrugën Klinë- Istog.

Si pasojë një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

“Rreth orës 20:50 kemi pranuar një informacion se ka ndodhur një aksident mes një autobusi dhe dy vetura në hyrje të Klinës. Një person ka vdekur. Vdekjen e ka konfirmuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë të lënduar edhe së paku dy persona”, ka thënë Gashi.

Sipas disa fotografive që ka siguruar Telegrafi, shihet se përplasja ka ndodhur mes një veture dhe autobusit të kompanisë “Bala Reisen”./Telegrafi.

Kosova lëshon targat “HISTORIKE”

Është realizuar kërkesa e kamotshme për lëshimin e targave historike për automjetet me vlerë muzeore në Kosovë.

Tani të gjitha ato automjete mund të pajisen me targa ku në to shkruan “HISTORIK”.

Kështu kanë njoftuar nga grupi “Oldtimer Club Peja”, ku edhe ndanë pamje të targave të para historike të lëshuara nga Qendra e Regjistrimit.

“Pas shume viteve perkushtim dhe dedikim Klubi OCP , aritem ne piken e tabelave Historike te Kosoves per automjetet me vlere Muzeore dhe keto ne foto jan tabelat e para te leshuara nga qendra e Regjistrimit , flm te gjithe aktereve per realizinin dhe mberitjen ne kete pike qe edhe Kosova te ket keto lloj tabelash“, thuhet në njoftimin e tyre.

Rama i prerë: Tarifa në Rrugën e Kombit nuk do të hiqet edhe po e kërkoi Kosova

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një përgjigje të prerë kur është pyetur për heqjen e tarifës në Rrugën e Kombit.

Ai u shpreh se ajo tarifë nuk do të hiqet edhe sikur ta kërkojë qeveria e Kosovës, pasi është një tarifë shërbimi brenda vendit tonë.

Pyetje: Kosova mund të kërkojë heqjen e tarifës në Rrugën e Kombit, a do ta diskutoni në mbledhjen e qeverive?

Rama: Atë mund ta kërkojnë, por nuk ka për t’u hequr. Ajo është një tarifë shërbimi, dhe tarifat e shërbimit vendet i kanë brenda përbrenda vendit të tyre. Patriotët që e konsiderojnë këtë hapësirën e një kombi, duhet të paguajnë për rrugën aty ku e përdorin, qofshin patriotë shqiptarë apo të Kosovës.

TË FUNDIT