Ballina Blog

E tmerrshme: Nxënësi i klasës së katërt shkon në shkollë me një armë në brez

Një nxënës i klasës së katërt në Lipjan, ka shkruar në shkollë me një armë në brez.

Drejtoria e shkollës “Kadri Beba”, në fshatin Ribar i Madh, të komunës së Lipjanit, ka raportuar në Polici se sot paradite është vërejtur se një nxënës i klasës së katërt i kësaj shkolle kishte shkuar me revole në brez.
Burimet e Gazetës Sinjali nga kjo shkollë njoftojnë se arma që nxënësi posedonte ishte me gaz dhe bashkë me armën Policisë u është dërguar edhe municioni i saj.

Meqenëse personat nën moshën 14-vjeçare nuk kanë përgjegjësi penale, Sinjali mëson se përgjegjësia mund të kërkohet tek prindërit e nxënësit, në rast se konstatohet se ata ishin në dijeni për veprimet e fëmiut të tyre.

RRjeta

AFATE RRJETA

TE GJITHA AFATET

PYTJE RRJETA

LIGJERATA1

Merret vendimi, punonjësit e KEDS/KESCO hyjnë në grevë të përgjithshme nga java e ardhshme

Federata e Sindikatave të Pvarura ElektroKosova ka marrë vendim për grevë të përgjithshme të punonjësve të KEDS/KESCO.

Deri te ky vendim, sipas FSPE-së, ka ardhur pasi nuk janë përmbushur kërkesat e punonjësve për rritje të pagave në vlerë prej 100 eurosh.

Kështu, në dakordim me shtatë distrikte, është marrë vendimi që punonjësit e kësaj ndërmarrjeje të hyjnë në grevë të përgjithshme nga data 19 maj, raporton Indeksonline.

“Greva e përgjithshme do të fillojë me datë 19 maj 2022. Kjo nënkupton se të gjithë punonjësit e KEDS/KESCO, nuk do të paraqiten në vendin e punës pa u përmbushur kërkesa për ngritje të pagës prej 100 euro. Arsyeja e vetme e kërkesës për ngritje të pagës vjen si rezultat i trendit të vazhdueshëm të ngritjes së çmimeve” thuhet në vendim.

Flet nusja shqiptare që rrahu vjehrrin, vjehrrën, burrin dhe kunatin

Etleva Korra është denoncuar për rrahje në familje me 11 maj nga kunati, bashkëshorti, vjehrri dhe vjehrra pasi sipas tyre i ka rrahur të gjithë.

Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe e gjitha nisi kur vjehrri pas martese i strehoi në një kasolle dhe nuk u dha shtëpinë kur u martuan. Ata kanë pasur konflikte të vazhdueshme për shkak të shtëpisë dhe kushteve të vështira ekonomike.

Konflikti para 2 ditësh degradoi në rrahje kur ajo bleu një dhi dhe pula dhe vjehrri nuk i lejoi të futeshin te stalla e tyre.

Në një intervistë për “Shqipëria Live” në Top Channel, ajo thotë që është rrahur nga ata dhe nuk është ajo dhunuesja, por nuk ndahet nga bashkëshorti sepse ka fëmijët e vegjël dhe s’do ti ndaj nga babi i tyre.

“Jemi zënë për arsye ekonomike. Na ka futur vjehrri në një shtëpi të pabanueshme. Kur bie shi futet brenda. Kam dy fëmijë, djalin 2 vjeç e gjysmë dhe vajzën një vjeç e gjysmë. Kam pasur disa gjëra të vogla kur isha me burrin në Himarë. Kur erdha këtu doja të merrja dhi dhe pula, të kisha qumësht dhe vezë për fëmijët, e më thanë jo nuk kemi ku ti lëmë. Doja t’i fusja aty te kasollja. Patëm një përplasje të vogël me njëri-tjetrin.

Kjo e fundit bëri për apel për të gjithë ata që mund ta ndihmojnë, pasi do një shtëpi për fëmijët e saj./TCH

Pamje nga vizita e Hysni Gucatit në Kosovë

T7 po e përcjellë nga afër vizitën e ish-kreut të OVL UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ndodhet në Kosovë, saktësisht në Spitalin e Mitrovicës, ku po qëndron babai i tij për shkak të një sëmundje.

T7 raporton se Gucati ka arritur në Kosovë mëngjesin e sotëm dhe po përcillet nga Policia e Kosovës.

Më shumë rreth vizitës së tij mund të shihni sot në “Frontal” në T7 duke filluar nga ora 17:00.

Trupi gjykues i kryesuar nga Charles L Smith II, ka caktuar datën e shpalljes së aktgjykimit në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, ku vendosi që kjo datë të jetë 18 maji 2022, ora 10:00.

Gucati e Haradinaj po akuzohen për vepra penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.

Lajmi i fundit: Hysni Gucati arrin në Kosovë

Ish-kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka mbërritur sot në mëngjes në Kosovë, nga Haga ku po mbahet prej muajsh në paraburgim, raporton Gazeta Express.

Arsyeja e vizitës së tij është sëmundja e babait të tij, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Mitrovicës, raporton T7.

T7 ka përcjellë vizitën e tij dhe do të sjellë pamje në emisionin “Frontal” duke filluar nga ora 17:00.

Kuzhinieri i njohur CZN Burak shtrohet në spital, thuhet se po vuan nga tumori në tru

Kuzhinieri i famshëm Ozdemir Burak, i cili njihet gjerësisht si CZN Burak në mbarë botën, është shtruar në spital.

Këtë e ka zbuluar vet ai përmes Instagramit. Ai ndau fotografi të tij ulur në një shtrat spitali.

Megjithëse Burak nuk ka dhënë më shumë detaje për shëndetin e tij, disa raportime në internet sugjerojnë se kuzhinieri i famshëm po vuan nga tumori në tru.

CZN Burak tërhoqi vëmendjen për shkak të metodologjisë së tij të veçantë të gatimit të ushqimeve të ndryshme turke dhe siriane. Ai fitoi famë pasi videot e tij duke përgatitur porcione të mëdha ushqimi në pjata po aq të mëdha u bënë virale në mediat sociale. Ai njihet për përgatitjen e ushqimit vetëm duke parë në kamerë.

Burak numëron më shumë se 34 milionë ndjekës në Instagram.

Kjo është Gjermania, vetëm 9 euro bileta mujore e udhëtimit në të gjithë shtetin

Nga data 1 qershor deri më 31 gusht 2022 në Gjermani ofrohet një biletë mujore e transportit publik për vetëm 9 euro në muaj, transmeton Reporteri.net.

Bileta mund të përdoret në mbarë vendin në autobusë dhe trena. E njëjta do të jetë në dispozicion për tre muaj.

Qeveria federale javë më parë ka miratuar një paketë lehtësimi energjetik. Një komponent elementar janë biletat mujore të transportit vendor me zbritje për 9 euro secila, shkruan adac.de.

Bileta mujore e lirë u lançua nga Kabineti Federal por ende duhet të kalojë nëpër Bundestag dhe Bundesrat në mes të majit.

Kush mund ta blejë biletën?

Të gjithë – pavarësisht nëse jeni abonent apo klient i ri. Bileta është personale dhe lëshohet në emër të një personi.

Ku vlen bileta 9 euro?

Në transportin lokal dhe rajonal në të gjithë Gjermaninë. Përfshihen autobusë të rregullt, tramvaje, trena nëntokësorë, trena S-Bahn dhe trena rajonalë (klasi i dytë), trena ekspres rajonal dhe tragete individuale të operuara nga HVV në Hamburg dhe BVG në Berlin.

Është planifikuar që bileta të jetë e disponueshme edhe për udhëtime në të gjithë vendin vendin. Nuk ka rëndësi se ku dhe nga kush e keni blerë biletën 9 euro. Për 9 euro mund të udhëtosh edhe nga Këlni në Berlin – me pak ndryshime dhe shumë kohë. /Reporteri.net

Lajmi i fundit: Ndërron jetë në moshën 28 vjeçare i riu nga Llausha e Skenderajt ( FOTO)

Fidan Rrecaj nga Llausha e Skenderajt ka ndërruar jetë në moshën 28 vjeçare, përcjellë Drenica Press 

I riu nga Llausha pas një sëmundje të shkurtër ka humbur betejën për jetë. Lajmin e ndarjes nga jeta e kanë bërë familjarët e të ndjerit Fidan Rrecajt: “I trishtë dhe shumë i hidhur lajmi që pranuam nga Australia, për vdekjen kaq të hershme të kusheririt Fidan Rrecaj😭, na kepute shpirtin dhe na bëra zemrat copë copë 💔

Shpirti yt i njomë u prehtë në paqe🙏
I përjetshëm kujtimi për ty🙏”

Skenderaj, një punëtor e zë rryma në Rezallë, dërgohet me urgjencë në spital

Një punëtor është goditur dje nga energjia elektrike derisa ka qenë duke punuar në një shtyllë në fshatin Rezallë të Skenderajt.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 40-vjeçar, i cili pas incidentit është dërguar menjëherë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Mitrovicës për të marrë trajtim mjekësor.

Bëhet e ditur se nga aty, punëtori është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është jashtë rrezikut për jetë.

TË FUNDIT