90% e votave të numëruara, Golob që akuzohet për shpërlarje parash me Berishajn po fiton numër rekord mandatesh

Golob që akuzohet për shpërlarje parash me Berishajn po fiton me numër rekord mandatesh.  Pas 90,11 për qind të votave të numëruara, partia Lëvizja e Lirisë është në krye (33,9% dhe 40 vende), e ndjekur nga SDS (24,2%, 29 vende), NSi (7%, tetë vende) dhe SD në parlament. 6.6%, 7 mandate) dhe e majta (4.1% dhe 4 mandate).

Partia Lëvizja e Lirisë e udhëhequr nga Robert Golob, që u akuzua para disa ditëve nga mediat sllovene për një skandal financiar, ku i përfshirë ishte edhe një ambasador i Kosovës.

Televizioni slloven, Planet TV ka raportuar për një implikim të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në një skandal financiar. Sipas televizionit, Berishaj kishte pranuar në llogarinë e kompanisë së tij “MB Consulting” një shumë prej 600 mijë eurosh nga dega në Beograd e kompanisë “GEN”, e të cilat pretendohet se i ka tërhequr në ‘cash’ dhe më pas ia ka dhënë kandidatit për kryeministër të Sllovenisë, Robert Golob.

Këto pretendime i ka mohuar Berishaj, duke paralajmëruar padi ndaj këtij mediumi. Presidenca i ka kërkuar raport dhe e ka ftuar për sqarime në Kosovë ambasadorin, pasi paraprakisht presidentja Vjosa Osmani ka thënë se i beson versionit që Berishaj e ka dhënë në Facebook.

Opozita në Kosovë ka kërkuar dorëheqjen e tij.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT