Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Mitrovicë, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit, nëntë persona kanë marrë lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Doberllukë të Mitrovicës, ndërkaq policia në raportin 24 orësh bën të ditur se lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve si dhe shtatë pasagjerë, në mesin e tyre dy fëmijë.

Të lënduarit janë dërguar në QKMF në Vushtrri për trajtim mjekësor, e më pas në Spitalin Rajonal në Mitrovicë./Express/