Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se sot në Kosovë janë konfirmuar 82 raste të reja me COVID-19 dhe janë shëruar 7 pacientë.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë raste kontakti, shkruan Reporteri.net.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në komunën e Prishtinës, gjithsej 41, për të pasuar komuna e Gjakovës me 14 raste, Vushtrria me 7, Prizreni 5, Ferizaj 3, Vitia 3, Podujeva dhe Fushë Kosova me nga 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Lipjan, Obiliq, Mamushë dhe Rahovec.

Në Kosovë aktualisht janë 991 raste aktive me Covid-19. Gjithnjë sipas të dhënave të Institutit, deri më tani janë kryer 20 mijë e 206 teste për këtë virus nga të cilë 1 mijë e 998 kanë rezultuar pozitiv. Ndërkohë janë shëruar 980 të prekur transmeton Reporteri.
Si pasojë e këtij virusi në Kosovë kanë vdekur 34 persona.