Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se në rrugët e vendit kanë ndodhur 80 aksidente.

27 prej aksidenteve në trafik ishin me të lënduar ndërsa 53 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu gjatë këtyre orëve policia ka shqiptuar një mijë e 626 gjoba trafiku.