Drenica Press
Informohu shpejtë, drejtë dhe saktë

8 të vdekur dhe 345 raste të reja me koronavirus është bilanci 24 orësh i publikuar nga IKSHPK.

Këto shifra kanë dalë nga gjithsej 1 mijë e 501 mostra sa janë testuar gjithsej. IKSHPK njofton edhe për 436 të shëruar në 24 orët e fundit.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (85, 79 vjeç), Prizren 2 raste (70, 65 vjeç), Pejë 1 rast (68 vjeç), Rahovec 1 rast (62 vjeç), Klinë 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 48.682 raste nga 171.154 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.248 raste të vdekjes.