8 raste të reja me koronavirus në Drenas, janë nga këto vende

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5.049 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 827 raste pozitive.

Në mesin e tyre, 8 raste janë nga komuna e Drenasit.

Të infektuarit e fundit janë nga këto vende:
1 në Abri e Epërme
1 në Baicë
5 në Drenas
1 në Komoran. /DrenicaPress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT