8 raste të reja me COVID-19 në rajonin e Drenicës, janë nga këto vende

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.569 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 296 raste pozitive.

Në mesin e 296 rasteve, 3 raste pozitive janë nga komuna e Drenasit dhe 5 nga komuna e Skenderajt, transmeton DrenicaPress

Të 3 rastet e reja me COVID-19 nga Drenasi janë me lokacion në qytet.

Ndërsa nga komuna e Skenderajt, 5 të prekurit me koronavirus janë me këto lokacione:
1 rast në Klinë të mesme
3 raste në Kostërc
1 rast në Skenderaj. /DrenicaPress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT