7 të vdekur dhe 115 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) shtatë persona kanë ndërruar jetë dhe janë zbuluar 115 raste të reja me këtë virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend arrin në 7.046, i të shëruarve në 3.027, ndërsa numri i viktimave në 341. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 3678.

Siç informon Ministria e Shëndetësisë, sot janë raportuar 40 persona të shëruar nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.032 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani kap shifrën 67.165.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT