Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin e bombolës së gazit në një lokal, në Ferizaj.

Ai ka thënë për IndeksOnlinen se 26 persona janë lënduar dhe sipas informacioneve që ka, shtatë prej të lënduarve janë nisur me autoambulancë drejt Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë.

“Shtatë nga të lënduarit janë nisur për në QKUK, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, ka thënë Aliu.

Ai ka deklaruar se të gjitha ekipet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin, i cili fatmirësisht ka kaluar pa të vdekur./IndeksOnline/