7 rregulla si të “ndaloni” plakjen

    Çdokush do të duket sa më i ri dhe të ketë një shëndet sa më të mirë e një bukuri të përjetshme. Në këtë artikull po ju listojmë 7 rregullat kryesore se si të ndaloni plakjen.

    1. Shmpangni djersitjen e tepërt
      Me djersën largohen shumë lëngje nga trupi, me të cilat edhe minerale të dobishme. Kjo nuk do të thotë që nuk duhet të merreni me sport, por vishuni lehtë në mënyrë që mos të djersisni më tepër seç duhet.
    2. Kujdesuni të mbroni lëkurën nga dielli
      Rrezet ultra-violet e dëmtojnë dhe e plakin shumë lëkurën. Prandaj mbtrojtja ndaj diellit është thelbësore për një lëkurë sa më të re.
    3. Kujdesuni për kozmetikën që përdorni
      Në përbërjen e kozmetikës që përdorni, tregoni kujdes që most ë kenë paraben në përbërjen e tyre, i cili ndikon në plakjen e shpejtë të lëkurës.
    4. Kufizoni sheqerin dhe ëmbëlsirat
      Sheqeri dhe ëmbëlsirat në përgjithësi janë armik i madh i organizmit, pasi ato ulin nivelin e kolagjenit duke ndikuar në plakjen më të shpejtë të lëkurës.
    5. Mos përdorni kremra që janë për një moshë më të madhe
      Me dëshirën për të marrë masat e duhura kundra plakjes, mund të gaboni duke përdorur kremin e papërshtshëm për moshën tuaj. Nëse përdor krem që i nevojitet një moshe më të madhe mund të marrësh një efekt krejt të kundërt.
    6. Mundohuni të mos nervozoheni
      Emocionet e forta negative ndikojnë në shkatërrimin e shumë qelizave dhe rrjedhimisht stimulojnë plakjen e hershme.
    7. Mos harroni maskat bimore natyrale
      Ushqimi është shumë i rëndësishëm pëtr rininë tonë, por ushqimi jo gjithnjë është i mjaftueshëm për të pasur një lëkurë të kuruar. Për një lëkurë sa më të re është e domosdoshme aplikimi i maskave bimore natyrale, që do të ushqejnë lëkurën e do ti japin vitalitetin e duhur dhe do të ndalojnë plakjen.