63 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar raste të reja me COVID-19

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 592 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Lajmi më i mirë është se për 24 orë nuk është shënuar asnjë viktimë e koronavirusit.

Gjithashtu, në raportin ditor për COVID-19 bëhet e ditur se janë shëruar 87 persona.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT