Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 461 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 218 raste pozitive.
Në komunën e Drenasit janë 9 raste që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Dy raste janë në Drenas dhe nga një rast është në Gllobar, Fushticë e Ulët, Tërstenik dhe Zabel i Epërm./Drenica Press/
- Advertisement -