Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se deri më 8 janar në zonën e kuqe për COVID-19 janë vetëm gjashtë komuna, gjithashtu edhe në zonën e verdhë janë gjashtë komuna dhe në të gjelbrën janë 26 komuna.

“Nga sot e deri më 8 janar, në zonën e kuqe, janë 6 vetëm komuna: Prishtinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq”.

“Në zonën e verdhë, janë po ashtu 6 komuna: Mitrovicë e Jugut, Graçanicë, Obiliq, Podujevë, Junik dhe Gjilan”.

“Ndërsa, në zonën e gjelbër, janë 26 komuna: Kllokot, Lipjan, Gjakovë, Kamenicë, Ferizaj, Vushtrri, Pejë, Drenas, Skenderaj, Istog, Deçan, Shtërpcë, Klinë, Shtime, Novobërdë, Viti, Prizren, Suharekë, Kaçanik, Rahovec, Malishevë, Hani i Elezit, Dragash, Mamushë, Partesh dhe Ranillug”, ka shkruar Zemaj në rrjetin social Facebook.