53 afaristë gjermanë, investitorë potencialë po qëndrojnë në Kosovë

Në delegacion gjerman prej 53 afaristëve të fushave të ndryshme po qëndrojnë për një vizitë tre ditore në Kosovë.

Ivestitorët potencial nga Gjermania gjatë ditës janë pritur në Kuvendin e Kosovës nga kryetari Glauk Konjufca, shkruan Reporteri.net.

Konjufca gjatë takimit tha se Kosova e sheh Gjermaninë si partner të rëndësishëm, prandaj tha se Kuvendi do të lehtësojë ardhjen e investitorëve të huaj.

Ndërkaq, Ambasadori i Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti ka potencuar se Republika e Kosovës përpos që është një mjedis tërheqës për biznese të ndryshme, ajo do të jetë një destinacion me perspektivë për investimeve të kompanive gjermane dhe ndërkombëtare.

“Diplomacia ekonomike mbetët padyshim njëri nga prioritetet e politikës sonë të jashtme. Një delegacion ekonomik nga Gjermania 🇩🇪 në përbërje prej 53 afaristëve të fushave të ndryshme do të qëndrojnë për një vizitë tre ditore në Kosovë.
Republika e Kosovës 🇽🇰 përpos që është një mjedis tërheqës për biznese të ndryshme, ajo do të jetë një destinacion me perspektivë për investimeve të kompanive gjermane dhe ndërkombëtare. Së bashku me Konsullin e Republikës së Kosovës në Stuttgart, Besnik Miftaraj, do t‘i shoqërojmë nëpër takime e vizita të ndryshme 🇽🇰🤝🇩🇪”, shkruan Ajeti.

Investitorët gjermanë gjatë qëndrimit treditor në Kosovë do të kenë takime e vizita të ndryshme.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT