5 “superushqimet”

Kemi dëgjuar shpesh të flitet për ushqime me efekte të mëdha në shëndet dhe mirëqenie. Nëse termi “superushqim” ju duket paksa i ekzagjeruar, po ju kujtojmë se ka disa fruta dhe fara, të cilat kanë vlera të jashtëzakonshme ushqyese. Ja pesë prej tyre:

Qershitë
27D012A200000578-3048580-Sour_cherries_contain_high_levels_of_antioxidants_and_as_a_resul-a-34_1429610657166

Qershitë përmbajnë nivele të larta antioksidantësh. Ato veprojnë si anti-inflamatorë, përmirësojnë gjumin dhe përshpejtojnë shërimin pas dëmtimeve në sport. Rritja e konsumimit të qershive mund të ndihmojë edhe në reduktimin e efekteve anësore të ushtrimeve fizike, si dhimbjet muskulore, inflamacionin dhe pafuqinë.

Avokado

27D012C900000578-3048580-Avocados_are_a_great_source_of_healthy_mono_saturated_fats_which-a-35_1429610694658 (1)

Ai është një burim shumë i mirë yndyrash të pangopura, të cilat njihen për ndihmën në uljen e kolesterolit, si rezultat edhe pakësimin e rrezikut për atak kardiak dhe ishemi. Një studim i fundit sugjeron se kombinimi i një diete me një avokado në ditë mund të ulë nivelet e kolesterolit më tepër sesa një dietë me pak yndyra, por pa avokado.

Boronicat e kuqe

Janë përdorur prej vitesh për trajtimin e infeksioneve të traktit urinar. Studimet kanë sugjeruar se boronicat mund të na sigurojnë mjaft përfitime të tjera. Ato ndihmojnë në parandalimin e disa llojeve të kancerit, në përmirësimin e shëndetit tonë oral dhe në dhënien e ndihmës për reduktimin e infeksioneve. Kjo, falë felofenoleve që gjenden tek këto fruta të vogla dhe të kuqe, të cilat përmbajnë veti antioksiduese, antiinflamatore dhe antimikrobiale. Kujdes me pijet që tregtohen, pasi ato përmbajnë sheqer!

Boronicat blu

Me nivelet e larta të antioksidantëve, vitaminave dhe mineraleve, ato njihen për vlerat ushqimore sidomos në shëndetin e zemrës, parandalimin e kancerit, përmirësimin e funksionimit të trurit dhe përmirësimin e shikimit. Disa studime kanë treguar se antioksidantët e gjetur te boronicat mund të ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes.

Farat e kungullit

Ato janë të pasura me proteina, fibra, magnez, fosfor dhe zink. Këto vlera ushqyese janë me rëndësi për imunitetin, rritjen dhe ndarjen e qelizave, gjumin, humorin, shëndetin e syve dhe lëkurës. Këshillohet të shtohen në tërshërë për një mëngjes të bollshëm me vlera ushqyese, por edhe për shije.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT