5 rregullat e arta për ju që keni fytyrë me puçrra; këshillat e dermatologëve mund të përmirësojnë lëkurën tuaj

Sipas dermatologëve këto janë rregullat që duhet të ndiqni kur keni akne në mënyrë të tillë që mos ti acaroni, mos të ngelen shenja në lëkurë dhe mos t’ju dhëmbin.

1-Lëreni puçërr të dalë vetë. Mos u mundoni ta shtypni nëse e shihni që ajo ende nuk është gati pasi vetëm sa do të përkeqësoni gjërat. Prisni derisa puçrra juaj të ketë dalë me ngjyrë të bardhë ose të aplikoni një kompresë të ngrohtë për të shpejtuar procesin, thotë Dr. Lee.

2- Mësoni se sit ë shtypni puçrrat në mënyrën e duhur: Nëse keni tendencën të prekni fytyrën tuaj, provoni të vendosni një fashë rrethi të vogël aty ku është puçrra që mos të tundoheni dhe ta shtypni.

3-Zgjidhni kremin e diellit që është i duhuri për ju: Disa kremra me yndyrë mund t’ju bllokojnë poret, Për fat të mirë, mund të gjeni krem dielli që është i sigurt për lëkurën e prirur ndaj akneve.

4-Mësoni llojin e akneve që keni: Të gjitha puçrrat nuk të barabarta, dhe ajo që funksionon për mikun tuaj më të mirë mund të mos funksionojë për ju. Megjithatë, ju mund të jeni në gjendje të kuptoni regjimin e duhur pa një dermatolog. “Nëse e kuptoni se çfarë puçrrash keni – të zeza, me pikë të bardhë apo cistike” mund të jeni lehtësisht zgjidhjen.

5-Mos hiqni dorë nga kremi hidratues: Ju mund të mendoni se hidratuesi është gjëja e fundit që ju nevojitet ku keni lëkurë me yndyrë ose mikse ose nëse jeni të prirur ndaj akneve por kjo nuk ësht e vërtetë. Zgjidhni atë që i përshtatet lëkurës suaj dhe mos hiqni dorë asnjëherë nga hdiratuesi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT