Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.914 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 467 raste pozitive.
Në mesin e tyre 5 janë nga komuna e Drenas me këto lokacione:
2 në qytetin e Drenasit,
1 në Gllobar
2 në Komoran
Ndërsa në komunën e Skenderajt është regjistruar vetëm një rast i ri me COVID-19 me lokalitet në fshatin Klinë e Epërme. /DrenicaPress/
- Advertisement -