Pesë persona kishin mbetur të plagosur nga arma e zjarrit dhe një ishte lënduar rëndë me mjet të fortë, pas një konflikti më 17 shkurt të këtij viti në mes të familjes Topalli nga Baica dhe asaj Gjeli nga Likoshani.
Agron Borovci nga Policia e Kosovës për këtë përleshje kishte thënë se se nga ky incident janë lënduar gjashtë persona, pesë prej tyre me armë dhe një me mjet të fortë.
“Me date 17.02.2018, rreth ores 16:30, nga qendra emergjente ne Drenas, policia ka marrë informacionin se pesë persona të plagosur nga arma e zjarrit dhe një tjetër i lënduar nga mjete të forta kanë kërkuar ndihmen mjekësore”.
Ky lajm kishte tronditur opinion sidomos në Drenicë, ditën kur dhe po festohej 10 vjtori i Pavarësisë së Kosovës.
E tre muaj pas këtij konflikti, familja Topalli nga Baica dhe familja Gjeli nga Likozhani i kanë dhënë fund hasmërisë, duke i shtrirë dorën e pajtimit njëra-tjetrës, njofton Gazeta Online Drenicapress.info
E meritor për këtë ishte Hoxhë Fatmir Latifi i cili nga Mitrovica kishte ardhur në xhaminë e Drenasit për t’i pajtuar këto familje. Kontributë në këtë pajtim ka dhënë edhe hoxha i Drenasit, Osman Musliu.
Të kujtojmë se në ekipen e hoxhë Fatmir Latifaj bënin pjesë edhe Hoxha Xhevat Kryeziu, haxhi Rizah Zekollin, haxhi Vesel Xhemajlin, Ali Pasoma, Idriz Shtutica dhe Ukë Ukaj./Drenicapress.info