5 lëkundje në pak orë edhe në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Disa lëkundje tërmeti me intensitet të ulët janë ndjerë edhe në vendin tonë.Sipas IGJEUM, lëkundjet janë ndjerë gjatë natës dhe në orët e mëngjesit në vendin tonë, konkretisht 5 tërmete.

Siç shihet dhe në grafikun e IGJEUM, lëkundja e fundit shënon në orën 08:07, ku epiqendra është Laçi, me një magnitudë 1.8 të shkallës rihter.

Po ashtu një tjetër është shënuar në orën 07:53 të mëngjesit, me epiqendër 4 km në Jug të Laçit dhe me thellësi 25 km.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT