5 familje nga Skenderaj bëhen me shtëpi të re për 28 Nëntor

Bekim Jashari ka njoftuar se 5 familje nga Skenderaj do të festojnë 28 Nëntorin me shtëpi të re.

Jashari ka njoftuar se bashkë me kryetarin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastratin, sot në shënim të festës së madhe dorëzuan çelësat e shtëpive për 5 familje në nevojë të komunës sonë.

Njoftimi i tij:

5 familje nga Skenderaj do të festojnë 28 nëntorin 🇦🇱 me shtëpi të re
Bashkë me mikun tim, hoxhën e nderuar, kryetarin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, sot në shënim të festës së madhe dorëzuam çelësat e shtëpive për 5 familje në nevojë të komunës sonë.

Jam shumë i lumtur që bashkë me hoxhën Halil dhe donatorë tjerë brenda mandatit tim qeverisës kemi arritur t’i bëjmë me shtëpi apo banesa mbi 90 familje në nevojë.

Për këtë falënderoj zotin që na mundësoj t’i ndihmojmë këtyre familjeve, hoxhën e dashur Halil Kastrati, donatorët e kësaj shoqate dhe donatorë tjerë që ndihmuan familjet në nevojë.

Bashkë për humanizëm si vlerë identifikuese e kombit tonë!

Urime 28 Nëntori!

Dita e Flamurit

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

Ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari

Dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

- Advertisement -

MË TË FUNDIT