Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se aksidenti është mjaft i rëndë dhe ka të vdekur, por për detaje shtesë do të prononcohen sapo t’i marrin informacionet nga terreni.

Lajmin e ka konfirmuar  edhe drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri.

Ajo ka thënë se në mesin e viktimave është edhe një 12 vjeçare.

“4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidentit në fshatin Koshare. Viktimat janë sjellë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ne Prizren. Edhe policia është në Emergjencë dhe po merr informacione. Në mesin e viktimave është edhe një vajzë 12 vjeçare. Ndërsa, një vajzë e intubuar është nisur për trajtim në Prishtinë”, ka deklaruar ajo.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, një veture Audi dhe një Golfi 2.

Mediat lokale raportojnë se bëhet fjalë për 4 viktima, ndërkohë janë publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.