Inflamacioni i kyçeve ose osteoartriti na shoqëron gjithë jetën: dhimbja dhe ënjtja janë shqetësimet kryesore të kësaj sëmundjeje. Në vend të medikamenteve anti-inflamatore, mjekësia tradicionale sugjeron 4 ushqime që kanë veti të fuqishme anti-inflamatore po aq sa ilaçet.

Çaji i xhinxherit

Xhinxheri njihet si një medikament shumë efektiv shtëpiak për dhimbjet e kyçit. Një filxhan çaj xhinxheri dy deri tre herë në ditë është një metodë e mirë për të kuruar shqetësimet që shkakton inflamacioni i kyçeve.

Turmeriku ose Shafrani

Ashtu si xhinxheri, edhe shafrani është një anti-inflamator i shkëlqyer mes erëzave medicinale. Përveç se mund ta konsumoni si çaj, mund të përgatisni një pastë me ujë dhe shafran pluhur dhe ta vendosni në zonat e inflamuara.

Hudhra

Përveç se ul tensionin në gjak, hudhra në shumë vende të Azisë përdoret si agjent anti-inflamator. 2-3 thelpinj në ditë janë ideale për të kuruar artritin.

Çaj jeshil

Në vende të ndryshme aziatike si Tajlanda, çaji jeshil përdoret për të luftuar inflamacionin. Ai ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe antioksidante.

Spirulina

Spirulina është një algë që rritet në ujë, por që ka efekte të rralla për qeniet njerëzore, përfshirë edhe trajtimin e inflamacionit.