4 të arrestuar në operacionin e antidrogës në Mitrovicë, dyshohet se erdhi nga Shqipëria

Katër persona janë prangosur në operacionin e antidrogës sot në Mitrovicën e Jugut, për të cilin raportoi sot ekskluzivisht Gazeta Express.

Në mesin e të arrestuarve ka edhe shtetas të Shqipërisë si dhe dyshohet se droga erdhi nga Shqipëria, thonë burimet brenda Policisë së Kosovës.

Dyshohet se droga është sjellë me automjete nga Shqipëria, ku edhe një pjesë e drogës është gjetur në këto automjete, ndërsa pjesa tjetër është gjetur në një objekt në Mitrovicë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT