4 raste të reja me koronavirus në Skenderaj, 2 në Drenas, janë nga këto vende

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.825 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 299 raste pozitive.

Në mesin e 299 rasteve, 4 raste pozitive janë nga komuna e Skenderajt dhe 2 nga komuna e Drenasit, transmeton DrenicaPress

Mësohet se të dy rastet nga komuna e Drenasit janë në fshatin Korroticë e Ulët dhe në fshatin Vasilevë.

Ndërsa 4 rastet e reja nga komuna e Skenderajt janë me këto lokalitete:
Kryshec 2
Skenderaj 1
Tërnavc 1. /DrenicaPress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT