Policia e Durrësit ka arrestuar drejtuesin e trajlerit, i cili aksidentoi për vdekje një ditë më parë në ambientet e portit një vajzë të re, punonjëse e sigurisë portuale.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë.

“Specialistët e qarkullimit rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë – Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë, pasi më 07.01.2021, në ambientet e portit, duke drejtuar mjetin tip “Man” (trailer), ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 15:30 brenda ambienteve të portit, ku viktima punonte si punonjëse sigurie.Sipas dëshmitarëve, e reja po qëndronte në sheshin e portit, pasi ishte në detyrë, ndërsa kamioni i tonazhit të rëndë e ka tërhequr për disa metra zvarrë atë.