34 vjetori i Demonstratave të vitit 1981

Me 4 Mars 1981, studentët e Universitetit të Prishtinës , protestuan spontanisht  për kushte më të mira në mensën e studentëve, pas intervenimit brutal të shërbimit të atëhershëm policor, ndaj studetëve të revoltuar paraburgosi një numër të madh të studentëve.

Kjo ndërhyrje e sherbimit policor  u bë shkas që studentët të organizojnë demostratën  më 11 mars e cla po ashtu shtypet me dhunë dhe parabugosen disa student, më këtë fillon edhe zinxhiri i demostratave të 81-tës.

Si pasojë rrjedhin tubimet e njohura si “Demonstratat e Punëtorëve” në të cilat punëtorët kërkonin lirimin e studentëve të burgosur, përsëri, organet shtetërore intervenojnë me tërë brutalitetin e tyre, dhe nuk lejojnë një gjë të tillë.

Pas dy muajsh në territorin e “Krahinës Socialiste të Kosovës” vendoset “Gjendja e jashtëzakonshme” e më vonë edhe Shtetrrethimi. Ky zinxhir vazhdonë deri me fillimin e luftës në Kosovë, i gjithë zinxhiri i demostratave është përcjellur nga lufta speciale e Doktrinës së shenjt serbe.

Që nga fillimi i revoltes në mence deri te marrja në dorë e forcës së armatosur, kjo doktrinë ka vepruar me metodat e saja pasive dhe aktive nga prapavija. Katër vitet e para pas demostratave, nga organet e sigurimi janë dënuar 4 mijë veta. Gjatë periudhës 1981-1990 si rrjedhë e zinxhirit të demostratave janë vrarë 183 qytetarë civil dhe 63 ushtarë shqiptarë në armatën Jugosllave. Janë dënuar 1346 ushtarë dhe 10000 civil për kundërvajtje politike. 3500 persona kanë vuajtur dënimin mesatar me burg prej 7,1 vjetëve. Çdo i treti shqiptarë në Kosovë është keqtrajtuar nga policia, kurse më 1990 janë helmuar mbi 7000 nxënsë dhe student kryesisht femra. Ne kete rast u fol edhe per sterilizim te femrave shqiptare me qellim uljen e popullsise shqipatre ne Kosove.

Njëherit kjo demonstratë e 11 marsit të vitit 1981 shënoi epokën e rikthimit të shqiptarëve në identitet të mirëfilltë kombëtar, si dhe këto demonstrata shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-RSFJ.

Kosova ende ka shumë militantë të Marsit dhe prillit të vitit 1981. Ata veprojnë, si  dhe tashmë kanë mbetur garda më besnike e Kosovës, garda besnike e forca jo vetëm morale, garancia më e fortë e të ardhmes së Kosovës dhe trojeve etnike shqiptare.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT